Klonimi 7.1-7.2
Objektiva: Nxënësi të kuptojë mekanizmat dhe llojet kryesore te klnimit. Të njohe enzimat kryesore te restriksionit dhe funksionet e tyre dhe te dije rendesine e kolonimit në industri.
Klonimi gjenik- fragmentimi ,më pas bashkimi I ADN me vektorin klonues dhe më pas transferimi I molekulës rikombinante në qelize e më vonë shumimi dhe izolimi I qelizave të rikombinuara
Enzimat e restriksionit- Janë enzima të cilat presin ADN ne sitet e restriksionit ne pjesëza më të vogla, hidrolizojne ADN duke prishur lidhjet fosfodiesterike, nuk sulmojne ADN e organizmave bartës ,presin ADN ne grupime 4-6 ose 8 bazash, në esktremitete prerja kryhet nga ekzonukleaza
Fragmentet e reja të ADN përftohen- Nga prerja me enzima restriksioni,fragmentim mekanik,transkriptim invers I ARN mesazhere me ane te enzimave transkriptazë inversetë një retrovirusi dhe me ane te sintezes kimike
Disa lloje të enzimave të restriksionit janë EcoRI BamHI TaqI HindIII Hinfl .
Pas prerjes së ADN formohen fragmente me dy fije ose esktremitete helikoidale,adezive ose kohezive te cilat janë komplementare midis tyre.
Vektorët- njësi gjenetike që I kanë të gjithë elemntët për tu replikuar në një qelizë bujtëse ,janë plazmide ose fagjike në qeliza bakteriale , viruse me ADN ose retroviruse në qeliza eukaryote ,transportojnë dhe integrojnë ADN në qeliza.
Vektorët kanë këto karakteristika:
· Hynë në qelizën bujtëse finale
· Vetëreplikohen
· Lidhen me ADN e huaj pa ndryshuar funksion
· Kanë një sit të vetëm për disa enzima të restriksionit që të njihen nga e njëjta enzimë që prêt ADN e huaj,fragmented e së cilës do të rikombinohen
· Të lejojnë veprimin e ARN polimerazes
· Të jenë të pajtueshëm me qelizën bujtëse
Plazmidet janë molekula rethore ADN.,ata u japin qelizave rezistencë nga antibiotikët.
Vektorët plazmidiale janë derivate të plazmideve replikative dhe plazmideve jokonjugative.
Plazmidi pBR322:
· Prania e origjinës qe njihet nga escheria coli
· Prania e gjenit për rezistencën ndaj një antibiotiku,pBR322 ka dy të tilla
· Ka vetëm një sit prerjeje për shumë enzima restriksioni që përdoren ne bioteknologji
Vektorët viral si fagu lambda:
ADN gjenomi 49kb,strukture kompleksekokë koeksaedrike,bisht,ADN lineare dyfijëzore me estreme koezive njëfijëzore, në esktremitetet 5’ ka 12 baza të paciftëzuara komplementare,futet ne qelize dhe bëhet rethor
Përshëndetje, nëse i dashuri ose partneri juaj ju ka lënë pa arsye dhe ju ende dëshironi ta keni atë jetë, kontaktoni Dr DAWN për një ritual të thjeshtë dashurie për të rikthyer të dashurin tuaj. WhatsApp: +2349046229159
ReplyDelete