Sunday, February 6, 2011

KIMIA

ROLI I CFC-VE NE SHKATERRIMIN E SHTRESES SE OZONIT

CFC-te ose klorofluorokarbonet,se bashku me perberjet e tjera te klorit,apo bromit kane qene te implikuara ne shtresen e Ozonit ,stratosferen e Tokes. CFC-te jane perdorur qe ne vitin 1930,ne industri,tregti ,aplikimet shtepiake  etj. Keto substance jane jo toksike,jo te ndezshme dhe jo reaktive me kimikate te tjera. Normalisht keto karakteristika te sigurta dhe te deshirueshme ,se bashku me qendrueshmerine e tyre,I bejne ato ideale per produkte si ftohesat, frigoriferet shtepiake , aerosolet,pastruesit elektronike etj. Prodhimi dhe perdorimi I ketyre prdukteve sjell nje risk te madh per shtresen e Ozonit.
Jo me vone se 1973, u zbulua se keto perberje te klorit ishin agjente ne shkaterrimin e shtreses se Ozonit. Nje skenar kompleks I dinamikes atmosferike,rrezatimit diellor dhe reaksioneve kimike u gjet per te shpjeguar kete risk,vecanerisht gjate pranverave polare. Ekspedita e fundit ne rajonet antike ,tregon se procese te ngjashme mund te ndodhin ne hemisferen veriore,por ne nje shkalle me te vogel per shkak te temperaturave te ngrohta.
Problemet qe shkaktojne CFC-te jane nga me te ndryshmet. Nese ne I hedhim apo I perdorim pa kriter ato produkte , perberjet e te cilave kane CFC me pas keto molekula do te leshohen dhe ngrihen lart ne atmosfere. Rrezet e diellit godasin CFC-te duke leshuar atomete klorit. Keto atome mund te shkaterrojne Ozonin :
Cl + O3 → ClO + O2
O3 + energjia e rrezeve ultraviolet → O2 + O
ClO + O → Cl + O2
Kështu formohet një tjetër molekulë e lire klori, që dëmton një tjetër molekulë ozoni (O3), deri sa klori (Cl) të largohet nga shtresa.Një molekulë e vetme klori (Cl) shkatërron afërsisht 100.000 molekula ozoni (O3).
 Pasojat do te jene shume te rrezikshme , pasi nga vrima e Ozonit,rrezet ultravjollce arrijne siperfaqen e Tokes,duke rritur tek njerezit rrezikun per kancer lekure dhe shume lloje te tjera semundjesh.
Ja pse duhet ti perdorim sa me pak keto lloje produktesh. Duhet ti perdorim vetem per nevojat me te domosdoshme dhe me shume kriter. Te jemi te kujdesshem tani qe te mos pendohemi me vone per jeten tone, ne te ardhmen.
Ne kete link mund te shihni evolimin e shtreses se ozonit qe nga viti 1979-2007:

http://www.youtube.com/watch?v=taTzqRHNIEc&feature=fvwrel

 

1 comment:

  1. Përshëndetje, nëse i dashuri ose partneri juaj ju ka lënë pa arsye dhe ju ende dëshironi ta keni atë jetë, kontaktoni Dr DAWN për një ritual të thjeshtë dashurie për të rikthyer të dashurin tuaj. WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete