Lirike me shi
• Shpjegoni rëndësinë e Azem Shkrelit në letërsinë shqipe të pasluftës.
Rëndësia e Azem Shkrelit në letërsinë shqipe të pasluftës. Shfaqja e poetit të fuqishëm, Azem Shkrelit shënoi kthesën drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Rëndësia e tij është më e dukshme për faktin, se Shkreli ishte një prej poetëve të parë në poezinë kosovare, me një talent të fuqishëm emancipues, ndërsa në Shqipëri, gjendja e poezisë shqipe ndodhej nën trysninë e dogmës letrare të socializmit, të kontrolluar ideologjikisht. Liria poetike nga dogmat dhe krijimi i një traditë poetike në Kosovë u mishëruan në krijimtarinë e poetit Azem Shkreli. Pas botimeve të librave të parë me poezi të Esad Mekulit e Martin Camajt, Azem Shkreli e formësoi dhe e konsolidoi këtë traditë me vëllimet që me vëllimin "Në krahët e shkrepave". Pak nga pak, poezia e Shkrelit priret nga një poezi e subjektit personal, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektiv e duke përfshirë në të temën e dashurisë për vendlindjen, dashurinë për vashën, lirikën e peizazhit dhe portretizimin e njeriut rugovas me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë. Gjithë këto veti, bashkë me poetët e tjerë, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj etj., ndikuan në modernizimin e letërsisë shqipe pas luftës.
• Karakterizoni vetitë e poezisë së Azem Shkrelit.
Një ndër vetitë kryesore të poezisë së Azem Shkrelit është dendësia e mendimit, pra tek ky poet nuk shteron kurrë burimi i mendimeve. Ngarkesa dhe tendosja emocionale janë veti të tjera të poezisë së tij, të cilat nuk janë sajime mekanike, as rezultat i reduktimeve dhe i shkurtimeve sasiore të mjeteve shprehëse, pra krijimtari i pakufizuar, pa reduktime.
Poezia e Azem Shkreli përdor efekte artistike me figura të ligjërimit poetik, si metafora, përsëritja, aliteracioni, etj., të cilat e bëjnë poezinë e tij të ketë ritëm, gjallëri, imazh mendor dhe asociativ. Një pjesë e efekteve të poezisë së Shkrelit janë dhe përpunimi i materies popullore vendase, mitet, tabutë, paganizmi i theksuar në betimin për gurin, rrënjët, qiellin e tokën.
Poezia e Azem Shkreli përdor efekte artistike me figura të ligjërimit poetik, si metafora, përsëritja, aliteracioni, etj., të cilat e bëjnë poezinë e tij të ketë ritëm, gjallëri, imazh mendor dhe asociativ. Një pjesë e efekteve të poezisë së Shkrelit janë dhe përpunimi i materies popullore vendase, mitet, tabutë, paganizmi i theksuar në betimin për gurin, rrënjët, qiellin e tokën.
• Përkufizoni natyrën poetike të shkrimtarit Azem Shkreli.
Në natyrën poetike të Azem Shkrelit, përfshihet dendësia e të gjitha shtresimeve poetike, e cila e ka të mprehtë ndjeshmërinë ndaj fjalës, dhe mundohet të nxjerrë, të shtrydhë nga ajo të pamundshmen. Në natyrën krijuese të poetit ndërthuren mendime dhe nuanca mendimesh, emocione, ndjenjë, imazhe përfytyrimi dhe imagjinate. Natyra e Shkreli, është para së gjithash, lirike dhe elegjiake. Ai është i prirur t'u këndojë si mahnisë para bukurisë, ashtu edhe humbjeve intime, individuale dhe shoqërore.
• Renditni dhe sqaroni karakteristikat e poezisë së Azem Shkrelit.
Gdhendja mjeshtërore e vargut dhe e frazës poetike është një ndër karakteristikat e poezisë. Në karakterin e saj poeti ka arritur të vendosë ritëm dhe harmoni të natyrshme të ndërthurura me njëra-tjetrën. Saktësia e imazhit imagjinativ dhe figurativ, saktësia dhe tërësia e perspektivës dhe e filozofisë poetike gjithashtu qëndrojnë në thelbin e poezisë së Azem Shkrelit. Poeti ka një vizion konciz mbi poezinë, duke e shteruar imazhin në përputhje të saktë me idioma e efekte gjuhësore, në të mirë të atmosferës dhe afeksionit krejt ngjyrime origjinale.
• Përshkruani parafytyrimet që krijohen gjatë leximit të poezisë së Azem Shkrelit.
Parapërfytyrimet e krijuara nga poezia “Lirikë me shi”.
Është një veçori, mbase e rrallë përgjithësisht që gjendet nga leximi jo i thellë i veprës, ku “mendimi dhe emocioni robërojnë strukturat tërësore të vargut, strofës, frazës. Motivi i poezisë është krejt i zakonshëm, një peizazh, një qytet në kohë me shi", Peizazhi është i përjetshëm, plazmon gjaku dhe psikika emocionale në përputhje me përmasat e fizikës dhe shpirtërores së trevave shqiptare.
• Në ç’raporte qëndrojnë ndjenjat estetike me strukturën e vargjeve në poetikën e Shkrelit.
Poema “Lirikë me Shi” ka një strukturë të thellë estetike, në të cilën vargu, strofa dhe fraza derdhen lirshëm dhe arrijnë një elegancë të përsosur ritmi dhe mendimi poetik. Vargjet e kësaj poezie janë 11-rrokeshe. Në të janë të shkrira një mori figurash letrare. Estetika dhe strukturimi i vargjeve në këtë vepër janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Vargu i Shkrelit është jotradicional, poezia nuk ka forma të ngurta organizmi, ai hap shtigje të reja metaforike, në përputhje me natyrën emocionale e meditative të malësorit shqiptar të veriut, konstruktit të tij shpirtëror e mental, me lakonizmin, thellësinë, por edhe me misticizmin e besëtytnitë e tij.
• Përsëritni edhe një herë tiparet e poetikës së Shkrelit.
Poetika e Shkrelit vjen në forma sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Në të shkrihen shumë natyrshëm ngjyrosjet emocionale, ngarkesa dhe tendosja e tyre, nuanca mendimesh, imagjinate, dendësie, ndjeshmëria ndaj fjalës etj. Fjala, figura dhe fraza ndërthuren bashkë në një vepër të vetme. Organizimi i poezisë bëhet jo qëllim më vete. Zotërojnë vargjet e lira me rima spontane, ritmi i rregullt e i lirë, në përputhje edhe me strukturën grafike (strofa, monokolona, distiku etj). Mbisundon përsiatja dhe elegjia, tabloja lirike dhe etydi poetik. Shpesh herë poezitë marrin ngjyresë epigrafike, sentenciale, këshillimore ("Katër këshilla vetes").
sa mire kshu...te pakten rikuperova ca mesime qe kisha humbur...:P:P:P
ReplyDeleteME PELQEN SHKRIMI SHUME, PLUS QE ME NDIHMOI
ReplyDeleteKam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Përshëndetje, nëse i dashuri ose partneri juaj ju ka lënë pa arsye dhe ju ende dëshironi ta keni atë jetë, kontaktoni Dr DAWN për një ritual të thjeshtë dashurie për të rikthyer të dashurin tuaj. WhatsApp: +2349046229159
ReplyDelete