Kimia


METALET FISNIKE DHE UJI MBRETEROR”

Grupi i njëmbëdhjetë i elementeve kimike
Grupi i 11-te konsiston ne keto elemente:
§  Bakri
§  Argjendi
§  Ari
Ne temperature mjedisi keto elemente shfaqen ne gjendje te ngurte. Ky grup njihet edhe si grupi i metaleve fisnike (metalet fisnike jane metale inerte qe nuk reagojne gjate nje procesi kimik. Jane te perthyeshem, mund te fletezohen, kane rezistence shume te mire ndaj gerryerjes, aftesi shume te mira per te percjellur energjine termike dhe elektrike). Metalet e ketij grupi jane te vetmit qe kane nje ngjyre te tyren. Keto metale, sidomos argjendi, kane veti te vecanta qe i bejne shume te rendesishem ne perdorimin indistrial pervecse ne ate dekorativ: jane percjelles te shkelqyer termike dhe elektrike, jane te pertyeshem e te fletezueshem, e reflektojne driten me mire se cdo material tjeter. Argjendi ka dhe nje veti te pazakonte, qe ndryshku i tij, mbetet nje percjellesh shume i mire elektrik. Bakri gjen perdorim te gjere ne tela e qarqe elektrike; ne kontaktet elektrike qe kerkojne saktesi te larte perdoret ari meqenese nuk ndryshket. Argjendi gjen perdorim ne kontaktet elektrike te hapura; ne fotografi(sepse nitrati dhe bromuri i argjendit shperbhen nga drita duke formuar argjend metalik), ne agrikulture, ne mjekesi e ne shkenca te tjera. Bakri, ari e argjendi jane metale te buta prandaj kur perdoren per te prodhuar monedha perzjehen me metale te tjera per te krijuar nje material me te forte e me rezistent.

Bakri

Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe ka numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Emri kuprum rrjedh prej fjalëscyprium "mineral nga ishulli i Qipros".

Si përftohet bakri.

Në natyrë bakri ndodhet në gjendje elementare (i pastër deri 99%), si mineral, oksid dhe sulfur. Industrialisht bakri fitohet duke u nisur nga sulfuret: Cu2S, CuFeS2 etj.Në fillim sulfuret nxehen në furra (formohet SO2, që Përdoret për prodhimin e acidit sulfurik)derisa shkrijnë.Bakri i fituar në këtë mënyrë nuk është ende i pastër. Ai pastrohet më vonë me rrugë elektrolitike .
Bakri perdoret per prodhimin e lidhjeve metalike si : tunxhi (baker dhe zink), bronxi (baker dhe kallaj) dhe disa lidhje metalike speciale. Ne perberjet kimike bakri mund te jete ne gjendjen e oksidimit +1 dhe +2. Gjendja +1 oksidohet lehte. Ajo eshte e qendrueshme vetem ne perberjet e patretshme si: CuCl, Cu2O dhe ne perberjet komplekse. Gjendja e oksidimit +2 eshte me e zakonshmja. Joni Cu2+ ngjyros ne te kalter tretesirat ku ndodhet. Sulfati i bakrit CuSO4 perdoret ne bujqesi si dezinfektant. Perberjet e bakrit jane te gjitha helmuese.

Argjendi

Argjendi është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ag dhe me numër rendor 47. Emriargjend rrjedh nga gjuha latine argentum.
Argjendi eshte nje metal i rralle. Ne natyre gjendet ne trajten e sulfureve Ag2S ose gjendet bashke me mineralet e bakrit dhe te plumbit. Argjendi i paster eshte nje metal me njyre te bardhe, i shndritshem, shume i bute, saqe per perpunim ne argjendari duhet te bashkohet me pak baker. Eshte percjelles i mire i nxehtesise dhe i rrymes elektrike. Ne perberjet e ndryshme ai eshte gjithmone ne gjendje oksidimi +1(joni Ag+). Formon edhe perberje komplekse. Kriperat e tij me te rendesishme jane halogjenuret : AgF, AgCl, AgBr, AgI etj.Fluoruri i argjendit eshte shume i tretshem ne uje, ndersa te tjeret jane te patretshem. Bromuri i argjendit, AgBr, eshte mjaft i ndjeshem ndaj drites, prandaj perdoret edhe si tretesire mbuluese e filmave per stampimin e fotografive.

Histori

Argjendi është përpunuar prej njerëzve që nga shekulli i 5 para Krishtit. Është përdorur shumë nga asirianët, gotët, grekët, romakët,egjiptianët dhe germanët. Një kohë argjendi ka qenë edhe më çmueshëm se ari. Kryesisht argjendi vinte nga minierat e Laurion, diku 50 km në largësi prej Athinës. Tek Egjiptianët, argjendi ishte i njohur edhe si metal i hënës.
Më vonë një sasi e madhe e argjendit u soll prej Amerikës  Evropë, nga ana e spanjollëve, gjegjësisht të mara nga minierat Potosi. Po ashtu edhe Japonezët gjatë shekullit të 16 ishin eksportues të argjendit. Dhe nga kunkurenca e madhe anë e kënd botës, argjendi humbi vleftën e vjetër që kishte.
Ari
Ari apo Floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe numrin atomik 79. Ari ka me shekuj që përdoret si monedhë. Ari është përcjellësi më i mirë i elektricitetit dhe nxehtësisë. Njerzit për shum shekuj se dinin se sa i vlefshëm ishte.
Uji mbretëror
Uji mbretëror ose aqua regia (lat) është përzierje e një pjese të acidit nitrik të koncentruar me tre pjesë të acidit klorhidrik të koncentruar. Ai është një lëng që avullohet shpejt me ngjyrë të verdhë. Emrin e ka marrë sepse reagon me metalet fisnike pra së gjithash me arin dhe platinën të cilët konsiderohen metale mbretërore. Këto metale nuk reagojnë gati me asnjë substancë tjetër.
Është interesante se asnjëra nga komponentat e ujit mbretëror të marra veç e veç nuk reagon me këta metale fisnike.