Sunday, February 6, 2011

KIMIA

HIPOKLORITI I NATRIUMIT (NaClO), RREZIKU I PËRDORIMIT TË TIJ
Hipokloriti I natriumit është një përbërje kimike me formulë NaClO. Solucioni I hipokloritit të natriumit , I thirrur “zbardhues”, përdoret shpesh nga ne si dezifektant apo zbardhues.
PRODHIMI I NaClO
Ky hipoklorit është prodhuar për herë të parë në 1789 nga Claude Louis Berthollet në laboratorin në Javel të Parisit,Francë, duke kaluar klor(Cl) gaz,ne nje solucion karbonati natriumi( Na2CO3 ). Lëngu  që u përftua u quajt,uji I Javelit("Eau de Javel"),I cili ishte një solucion I dobët I hipokloritit te natriumit. Megjithëatë ky proces nuk ishte shumë I frytshëm dhe ishin kërkuar metoda të tjera të prodhimit. Një metodë e tillë përfshinte nxjerrjen e gëlqeres së kloruar (të njohur si pluhuri zbardhues) me karbonatin e natriumit që të jepnin nivele të ulëta të klorit në dizpozicion. Kjo metodë ishte e përdorur zakonisht për të prodhuar solucionet e hipokloriteve, për përdorim ne spitale si antiinfektant që u shit nën emrat : "Eusol"& "Dakin's solution".

Në fund të shekullit të XIX, Smith shpiku një tjetër metodë të hipokloritit nëpërmjet hidrolizës së ujit të kripur për të prodhuar klor dhe sodë kaustike,të cilat po ti bashkoje formonin hipokloritin. Në këtë kohë, furnizimi me ujë të kripur dhe fuqi elektrike ishte I lirë, kështu që fabrikat e mëdha sipërmarrëse morën avantazh nga kjo situatë duke kënaqur kërkesat e tregut për hipoklorite. Këto solucione u shitën me shishe nga firma të ndryshme.

Sot , një version I përmirësuar I kësaj metode, I njohur si procesi Hooker është shkalla më e lartë industrial e prodhimit të hipokloritit të natriumit. Në këtë proces NaCl dhe NaClO-ja formohen kur klori kalon në hidroksid natriumi te ftohtë dhe të holluar. Përgatitet industrialisht nga elektroliza me një ndarje minimale të katodës ne anodën. Solucioni duhet të mbahet në  40 °C për të ndaluar prodhimin e padëshirueshëm të klorurit të natriumit.
Cl2 + 2 NaOH → NaCl + NaClO + H2O
REAKSIONET
Hipokloriti I natriumit reagon me metalet gradualisht,si pershembull zinku,per te prodhuar oksidin e këtij metali ose hidroksidin e tij:
NaClO + Zn → ZnO + NaCl
Ai reagon me acidin klorhidrik duke dhënë gazin klor:
NaClO + 2 HCl → Cl2 + H2O + NaCl
Ai reagon dhe me acide te tjera sic është acidi acetic duke dhënë acidin hipokloror:
NaClO + CH3COOH → HClO + CH3COONa
Ai shpërbëhet në nxehtësi duke dhënë klorit natriumi dhe klorat natriumi:
3 NaClO → NaClO3 + 2 NaCl
Ne reagim me peroksidin e hidrogjenit ai cliron oksigjen:
NaClO + H2O2 → H2O + NaCl + O2
PËRDORIMET

ZBARDHUES
Zbardhuesi shtëpiak është një solucion që përmban 4-6% hipoklorit natriumi dhe 0.01-0.05% hidroksid natriumi. Ky I fundit duhet për të ndaluar kthimin e hipokloratit të Na në klorat ose klorit natriumi. Në përdorim të përditshëm ky hipoklorat përdoret për heqjen e njollave ne lavanderi. Ai është vecanërisht efektiv në fibra kotoni,të cilat bëhen lehtë por hiqen mirë. Zakonisht përdoren 50-250ml zbardhues për një ngarkesë ,I cili rekomandohet për një masë standarte. Vetitë që e bëjnë këtë zbardhues efektiv në heqjen e njollave,gjithashtu sjellin dëme të vazhdueshme në fibrat organike si kotoni,kështu që përdorimi I rregullt I këtij solucioni do të shkurtonte jetëgjatësinë e dobishme të rrobave. Hidroksidi I natriumit ,I pranishëm gjithashtu, shkakton degradimin e këtyre fibrave. Kjo nuk është e paqëndrueshme dhe mbetja e hidroksidit te natriumit të pashpëlarë do të vazhdojë dalengadalë degradimin e këtyre fibrave organikë në prani të lagështisë. Për këto arsye kur lokalizojmë njollat ,trajtimi I tyre duhet të meret parasysh kurdo që të jetë e mundur. Me masa të sigurta, pas një trajtimi me uthull apo ndonjë tjetër acid të dobët, do të neutralizohej hidroksidi I natriumit dhe do të avullonte klori nga hipokloriti I mbetur. Bluzat e vjetra dhe carcafët e bardhë që grisen lehtë tregojnë më së miri shpenzimet e pastrimit me zbardhuesë shtëpiakë. Uji I nxehtë rrit aktivitetin e zbardhuesit për shkak të rritjes së energjisë kinetike të molekulave.

OKSIDIMI
Ky zbardhues, me transferimin në katalizator është raportuar të oksidojë alokoolet në përbërjen korresponduese të karnonit.
SIGURIA
Hipokloriti I natriumit është një oksidues I fortë. Reaksionet e oksidimit janë gërryese, solucionet djegin lëkurën dhe shkaktojnë dëmtim të syve,vecanërisht kur përdoret në formë të koncentruar. Megjithatë të njohur nga NFPA,vetëm solucionet që përmbajnë më shumë se 40% hipoklorit natriumit ndaj peshës janë konsideruar oksidues të rrezikshëm. Solucionet me më pak se 40% janë klasifikuar si oksidues me rrezik mesatar.
Klorimi I ujit të pijshëm mund të oksidojë përbërësit organikë duke prodhuar trihalometanet që janë kancerogjenë.
Zbardhuesi shtëpiak dhe solucionet e klorifikimit të pishinave janë tipikë të stabilizuar nga një përqëndrim  I sodës kaustike si pjesë e reaksionit të prodhimit. Kontakti me lëkurën do të prodhojë iritime kaustike ose djegie për shkak të shkatërrimit të indeve. Ndjenja e rrëshqitshmërisë së këtij zbardhuesi në lëkurë është për shkak të këtij procesi.
Bashkimi I zbardhuesit me të tjera solucione shtëpiake mund të jetë I rrezikshëm. Për shembull bashkimi I hipokloritit të natriumit me acidin pastrues shtëpiak mund të sjellë clirimin e gazit klor. Bashkimi me solucione me amoniak si psh(urina) prodhojnë kloramine.
NH4OH + NaClO → NaOH + NH2Cl + H2O
Të dyja si klori I gaztë edhe kloramini I gaztë janë toksikë. Zbardhuesi mund të reagojë me peroksidin e hidrogjenit dhe të clirojë oksigjen.
H2O2(aq) + NaClO(aq) → NaCl(aq) + H2O(l) + O2(g)
Janë numëruar se rreth 3300 aksidente të këtij lloji kanë patur nevojë për trajtim mjekësor. Pra si përfundim duhet të marrim parasysh që përdorimi shtëpiak I hipokloriteve të bëhet :
1.     NË DOZA TË VOGLA
2.     NË AMBJENTE ME AJRIM
3.     ME MJETE MBROJTËSE

(Në këtë link tregohet përftimi I hipokloritit të natriumit)

1 comment:

  1. Përshëndetje, nëse i dashuri ose partneri juaj ju ka lënë pa arsye dhe ju ende dëshironi ta keni atë jetë, kontaktoni Dr DAWN për një ritual të thjeshtë dashurie për të rikthyer të dashurin tuaj. WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete