Sunday, February 6, 2011

Letersia

1.2  Tema Josif Brodskij, fjalimi i Nobelit. Tekstikulturologjik

ora I:
Objektiva: a) Të përvetësuarit e disa koncepteve estetike; b) Të lexuarit dhe të kuptuarit mirë e fjalimit të Broskijt.

  1. Mësuesi sugjerohet t’i njohë nxënësit me konceptet e mëposhtme me qëllim që ata ta kenë më të lehtë të kuptuarin e tekstit. Këto koncepte nxënësi mund t’i lexojë për dijeni të përgjithshme jo si detyrë e mësimit.

  • Sugjerohet dy herë leximi i pjesës: një here nga mësuesi duke ndaluar dhe duke dhënë shpjegimet përkatëse për çka nxënësve mund t’u tingëllojë e panjohur; dhe leximi i dytë nga nxënësit që të jetë lexim për ta asimiluar përmbajtjen ideore të tekstit.

Evidentoni objektin dhe subjektin e kësaj ligjërate eseistike.
Subjekti i ligjëratës është me patjetër shkrimtari Brodskij, por edhe shkrimtari në kuptimin universal.
Objekti është ekzistenca njerëzore, arti, gjuha dhe letërsia, etika dhe estetika, libri.
Si do ta vlerësonit esenë: me prirje etike apo estetike? Çfarë mësuat nga këto dykëndvështrime për esenë?
Ndoshta me të dyja llojet e prirjeve: kur niset nga këndvështrimi i subjektit mbi objektet, është estetik; kur niset të gjykojë mbi objektet është estetiko-etik. 
  1. Filozofia e shtetit, etika e tij, pa folur më për estetikën – janë përherë “dje”-ja. Gjuha dhe letërsia (kategori estetike) janë gjithmonë “sot”-i dhe shpesh – sidomos aty ku sistemi politik është ortodoks – ato madje mund të përbëjnë edhe “nesër”-in.
  2. Çdofarë realiteti i ri estetik përsaktëson për njeriun realitetin etik. Sepseestetika është nëna e etikës; nocionet “mirë” dhe “keq” – janë nocione, para së gjithash, estetike, që parakuptojnë kategoritë e “së mirës” dhe “së keqes”. Në etikë jo “gjithçka është e lejueshme”, sepse në estetikë jo “gjithçka është e lejueshme”, ngase sasia e ngjyrave në spektër është e kufizuar. Një foshnje pa arsye që me të qara refuzon një të panjohur ose, përkundrazi, joshet drejt tij, instinktivisht ka bërë një zgjedhje estetike dhe jo morale. Zgjedhja estetike është gjithëherë individuale.
Analizoni raportin e artit me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Nga buron ky raportdhe si përthyhet ai në realitet?
Nëse arti diç edhe na mëson (artistit, në radhë të parë), atëherë kjo ka të bëjë pikërisht me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Duke qenë më e stërlashta – dhe forma më e fjalëpërfjalshme e iniciativës vetjake – ajo dashje ose pa dashje stimulon tek njeriu pikërisht ndjesinë e individualitetit, unikalitetit, veçanësinë –
duke e shndërruar atë nga një kafshë shoqërore në personalitet. Shumë gjëra mund t’i bashkëpjesëtosh: bukën, shtratin, bindjet, të dashurën – por jo poezinë, të themi, të Rajner Maria Rilkes.
Pra arti është i lidhur ngushtë si me krijuesin e saj, ashtu edhe me përjetuesin e saj, sepse në të dyja rastet në forma të ndryshme ndikon në thelbin e tyre ekzistencial, për pasojë edhe për qasjen ndaj botës. Letërsia përthyhet tek gjithsecili prej nesh nëpërmjet individualitetit tonë dhe e kultivon atë sipas organizmit që ky organizëm ka. Pikërisht pra nëpërmjet kulturimit dhe kultivimit të ndjenjave njeriu shndërrohet nga një kafshë shoqërore në personalitet, sepse madhështia e artit është aq e pafundme, ashtu si raporti direkt që krijon me lexuesin e saj. Ky raport buron nga fakti se arti është i pashtershëm dhe universal për nga karakteri. Në realitet përthyhet me kulturën estetike të gjithsecilit prej nesh.
Në ç’raport është letërsia, arti me shkrimtarin, artistin dhe si ndryshon ky raport melexuesin apo përjetuesin e artit? Letërsia pra përfshihet tek artet, pavarësisht se është forma më e stërlashtë e tij. Raporti me shkrimtarin/ artistin është shumë individual, sepse vepra e artit, letërsia në veçanti dhe poezia më përveçmas, i drejtohet njeriut têt-á-têt, duke u lidhur me të në marrëdhënie direkte, pa ndërmjetës.Pra arti është i lidhur ngushtë si me krijuesin e saj, ashtu edhe me përjetuesin e saj.
Si shpaloset kundërshtia art-politikë në tekst dhe nga buron kjo oponencëuniversale?
Pra, për këtë arsye, nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike. Sepse aty ku kakaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri.
Oponenca universale buron nga misioni i gjithsecilës veprimtari njerëzore në jetë sepse 1.nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike; 2. Sepse aty ku kakaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri.
Shtjelloni konceptin universal të artit sipas Brosdskijt dhe komentoni postulatin “...arti parathotë një periudhë, periudhë, presje dhe një minus”.
Me fjalë të tjera, nëpër zerote vegjël me të cilët prijësit e së mirës së përbashkët dhe sundimtarët e masave priren të veprojnë, arti parathotë një “periudhë, periudhë, presje, dhe një minus”, duke e shndërruar çdo zero në një njeri të vockël, megjithëse jo gjithmonë të bukur.
Arti sipas Brodskijt qëndron mbi gjithshka, sepse ai ka edhe funksion parathënës çka është maksimumi që arrin gërshetimi i ndjenjës me arsyen, historia etike me të ardhmen estetike.
Krahasoni raportet kohore në të cilat është gjuha dhe letërsia në raport me format etjera të organizimit njerëzor. Argumentoni qëndrimet pro dhe kundra.
Gjuha dhe, siç më duket mua, letërsia- janë gjëra më të lashta, më të pashmangshme, më të përjetshme sesa çdo formë e organizimit njerëzor. Pra fillesa e mendimit njerëzor është nëpërmjet artit sipas Brodskijt. Për këtë arsye, ai mbetet edhe universal.
Dalloni argumentet në raportin e (pa) ndërsjellë letërsi-shtet sipas Brodskijt.Mbështetuni në kontekstin historik, social, psikologjik e artistik të diskutimit.
  1. Zemërimi, ironia apo indiferenca e shprehur nga letërsia në lidhje me shtetin, është në thelb, reaksioni i së përhershmes (argumenti), më saktë të themi – i të pafundmes, kundrejt të përkohshmes (raporti) , të kufizuarës. Të paktën deri atëherë kur shteti do t’i fusë hundët në punët e letërsisë, letërsia ka të drejtën e vet të ndërhyjë në punët e shtetit (argumenti). Sistemi politik, forma e rendit shoqëror, sikundërse çdo sistem në tërësi, është, për vetë natyrën e saj të përcaktuar, formë e kohës së shkuar që rreket ta quajë vetën formë të së tashmes (shpesh herë edhe të së ardhmes), dhe njeriu, profesioni i të cilit është gjuha, është i mbrami që mund t’i lejojë vetes ta qesë në harresë këtë gjë (argumenti, kontrastues).
Konteksti historik-social: sistemi komunist në vendet e Europës Lindore, ngritja e doktrinës së realizmit socialist. Konteksti psiko-artistik: mungesa e lirisë së shprehjes për artistët, që shfaqej në dobësi forme e përmbajtjeje për doktrinën e realizmit socialist.

DETYRË SHTËPIE: Zbërtheni imtësisht universalitetin e fjalisë “Rreziku i vërtetë për shkrimtarin nuk është edhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti, sesa mundësiapër t’u ndjerë i hipnotizuar nga tiparet e shtetit, të cilat, të përbindshme apo tënënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme.” Mbështetni analizattuaja në shtyllat e mëposhtme:
- ç’është mundësia (siguria) e përndjekjes nga shteti
- ndihem i hipnotizuar nga tiparet e shtetit
Pra ngritja e mungesës së lirisë shpirtërore, të cilat i kanë detyruar shkrimtarët të kalojnë në metamorfozat më të çuditshme.

3 comments:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  2. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  3. Përshëndetje, nëse i dashuri ose partneri juaj ju ka lënë pa arsye dhe ju ende dëshironi ta keni atë jetë, kontaktoni Dr DAWN për një ritual të thjeshtë dashurie për të rikthyer të dashurin tuaj. WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete