Ushtrime ndihmese per Virginia Vulf
Ushtrime ndihmese per "Ikja nga kompleksi i Rozafes"
1.2 Tema Josif Brodskij, fjalimi i Nobelit. Tekstikulturologjik
•Lexoni me shumë vëmendje tekstin eseistik të Virxhinia Vulfit dhe rilexojeni edhe një
herë, në qoftë se është e nevojshme për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë. Si
mendoni, cili është subjekti i kësaj eseje?
Në këtë ese, Virxhinia Vulf është përpjekur që duke vënë përballë dy personazhe: një femër dhe një mashkull të trajtojë konceptin e mendjes androgjene, gjithmonë sipas botëkuptimit të një femre. Vulf thotë se mendja është një organ mjaft i mistershëm dhe duke u futur brenda saj nuk njeh asgjë edhe pse ne varemi prej saj. Mendja është përqendrimi i mendjes në një pikë çfarëdo në një çast çfarëdo, saqë nuk mund të ketë asnjë gjendje të veçantë. Për sa i përket mendjes androgjene, kemi të bëjmë me përzierjen e dy gjinive asaj femërore dhe asaj mashkullore. Këto dy gjini nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën dhe bashkimi i burrit me gruan përbën kënaqësinë dhe lumturinë e të dy gjinive. Vulf thotë se te femra personazh kryesor mbetet gjithmonë shpirti, sepse të gjitha shkrimet e shkrimtareve femra, fillojnë vetëm atëherë kur shpirti i saj do të rrëfejë diçka.
• Ç’do të thotë “mendje” për shkrimtaren dhe cili është raporti që ekziston mes mendjes dhe shpirtit sipas këndvështrimit tuaj?
Sipas Vulf mendja është një organ mjaft i mistershëm. Mendja është përqendrimi në një çast çfarëdo dhe në një pikë çfarëdo duke qenë se ajo ka një fuqi shumë të madhe. Raporti që ekziston mes mendjes dhe shpirtit bazohet në atë se mendja është më tepër e identifikuar me vetëdijen, kurse shpirti ka të bëjë me përjetimin dhe raportin mes tyre, shkrimtarja e jep vetëm duke vënë veten e saj në situata të ndryshme vëzhgimi.
• Analizoni konceptin “uniteti i mendjes” sipas Virxhinia Vulfit dhe si e perceptoni ju atë.
Unitetin e mendjes Virxhina e Vulf e ka dhënë nëpërmjet mohimit duke thënë se: mendja ka një fuqi aq të madhe përqendrimi në një pikë çfarëdo, në një rast çfarëdo saqë të duket se nuk mund të ketë asnjë gjendje të veçantë e të dallueshme. Pra, sipas autores një gjendje tjetër e mendjes përveç asaj unitare nuk ekziston.
•Argumentoni rrugëtimin e mendjes duke e përshkuar atë dhe praninë e mendjes jashtë trupit. Përqendrohuni te raporti trup-mendje.
Për shembull, mendja mund të shkëputet krejtësisht nga njerëzit e rrugës dhe ta shohë veten të shkëputur prej tyre, tek rri aty në një dritare në katin e sipërm dhe i sodit ata. Ose mund të mendojë bashkë me njerëz të tjerë në mënyrë krejt spontane, siç ndodh, për shembull, me një turmë njerëzish që presin të gjitha bashkë të dëgjojnë një lajm që do t’u lexohet me zë të lartë.
Raporti mes trupit dhe mendjes që autorja vendos është i karakterit autonom. Është i tillë sepse autorja ka vendosur që aktivitetin e tyre ta bëj të veçantë, por ata nuk i largon asnjëherë nga njeri tjetri. Dikush mund të mendojë se ky raport është i një pavarësie totale. Megjithatë mendojmë se përderisa këndvështrimi i pozicionimit fizik të individit vëzhgues vendoset nëpërmjet mendjes atëherë nuk ka kuptim që ta konsiderojmë atë të pavarur.
• Rikthehuni tek analiza e raportit shpirt-mendje në varësi të gjinisë dhe argumentoni konceptin e një mendjeje të ndritur sipas Colerdige.
Coldrige thotë se një mendje e ndritur është një mendje androgjene. Vetëm kur realizohet ky bashkim mendja bëhet plotësisht pjellore dhe i përdor të gjitha aftësitë e saj. Një mendje që është vetëm mashkullore, nuk është në gjendje të krijojë, ashtu si edhe një mendje vetëm femërore. Pra këto dy gjini nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën.
• Argumentoni pro dhe kundër shprehjen “Vetëm kur realizohet ky bashkim mendja bëhet plotësisht pjellore dhe i përdor të gjitha aftësitë e saj”.
Në këtë shprehje argumentet pro këtij qëndrimi janë këndvështrimi universal mbi dukuritë dhe subjektet që natyra njerëzore ofron. Argument kundër mund të jetë fakti që nuk ka pse të mungojë një këndvështrim vetëm femëror apo vetëm mashkullor mbi faktet sociale sepse secili nga këndvështrimet afron mundësira të reja për ta parë botën nëpërmjet nevojave të secilës gjini në fund të fundit.
• Shtjelloni konceptin “mendje androgjene” sipas Vulfit dhe këndvështrimit feminist mbi argumentin.
Sipas Volf “mendja androgjene” është përzierja e dy gjinive; asaj mashkullore me atë femërore. Gjendja e zakonshme dhe e rehatshme mendore është ajo ku të dy jetojnë në harmoni së bashku, në bashkëpunim shpirtëror. Kur njeriu është burrë, pjesa grua e trurit të tij duhet të luajë një rol; dhe gruaja nga ana e saj, duhet të ketë ndërveprim me burrin që ndodhet brenda saj.
• Analizoni në nivel kontekstual dhe tekstual përkufizimin: “Shekspiri si tipi i mendjes androgjene” për nga pikëpamja e kritikës feministe dhe nga ajo e përgjithshme.
Sipas Shekspirit një nga shenjat dalluese të një mendjeje vërtet të zhvilluar është se ajo nuk mendon veçanërisht dhe në mënyrë të njëpasnjëshme për gjininë, është shumë më vështirë sot se dikur të përftosh atë gjendje mendore.
• Renditni me shkrim tiparet e një mendjeje të zhvilluar sipas Vulfit dhe komentoni secilin prej tyre:
1. Nuk mendon veçanërisht dhe në mënyrë të njëanshme për gjininë.
2. Sot është shumë e vështirë që të përftohet mendja e një burri-grua.
3. Mendja androgjene ka rezonancë dhe është poroze; ajo është aftë të përçojë emocione pa pengesa, se është krijuese në mënyrë të natyrshme dhe përshkënditëse.
• Trajtoni lidhjen që ekziston mes letërsisë dhe gjinisë nga këndvështrimi i Vulfit. A bini
dakord me shprehjen “Kjo gjë duhet t’u ketë nxitur burrave dëshirën e papërmbajtur
për t’u afirmuar...” ?
Asnjë epokë nuk mund të ketë qenë kaq e vetëdijshme për ndarjen e gjinive sa jona; mjaft të sillje në mend librat e pafund që kishte në Muzeun Britanik të shkruara nga burrat për gratë, të cilat e provojnë këtë më së miri. Për këtë ishte pa dyshim fajtore fushata e së drejtës së votës për gratë. Kjo gjë duhet t’u ketë nxitur burrave dëshirën e papërmbajtur për t’u afirmuar; duhet t’i ketë bërë që të vënë theksin tek gjinia dhe tiparet e saj, gjë që nuk do të kishin marrë mundimin ta bënin po të mos qenë sfiduar nga gratë. Dhe kur dikush sfidohet, qoftë edhe nga disa gra me kapela të zeza, ai kundërshton, dhe kur nuk të kanë sfiduar kurrë më parë, kundërshtimi bëhet edhe më i tepruar.
Lidhur me dëshirën e papërmbajtur të meshkujve për tu afirmuar mund të themi se bëhet fjalë për ndryshime të thella sociale më shumë se sa për sfida të karakterit gjinor. Sfida në vetvete nuk është forca, por është këndvështrimi.
• Interpretoni domethënien e shprehjes “Nuk isha plotësisht e sigurt, nëse kjo ishte një “I” në trajtën e një peme apo të një gruaje që po ecte.”, duke e parë në kontekstin maskilist, por dhe nga pikëpamja feministe. Shihni me kujdes simbolikën që mbartin mjetet gjuhësore të shprehjes.
Nëpërmjet kësaj shprehjeje Virxhinia Vulf ka shprehur më së qarti dyshimin e saj mbi personalitetin e individit, prandaj ajo thotë: nëse kjo ishte një “I” me një fjalë a është dikush me personalitet të plotë njerëzor pavarësisht nga përkatësia gjinore apo sociale dhe ana tjetër e shprehjes apo të një gruaje që po ecte çka do të thotë se individi identifikohet në bazën e gjinisë dhe të forcës psikosociale që kjo gjini i atribuon.
Simbolika që mbart lidhet forma e drejtë e shkronjës “I” me konceptin e pemës që në fakt është një metaforë për integritetin personal të gjithsecilit individ, por dhe të shterpësisë që ky lloj integriteti mbart në vetvete.
• Komentoni domethënien e shprehjes “... e bllokonte himnin e energjisë krijuese dhe e mbante brenda ca kufijve të ngushtë”. Shiheni komentin tuaj edhe nga një këndvështrim sociologjik mbi nevojën e një fushëpamjeje femërore për jetën dhe artin.
Shprehja në vetvete i atribuohet shterpësisë së kanoneve dhe modeleve kallpe, të cilat e frenojnë fantazinë krijuese. Kjo do të thotë se bota ka nevojë për dy këndvështrime atë femërore dhe atë mashkullore që nuk do të thotë domosdoshmëri barazie gjinore, por thjesht botëkuptim femëror dhe mashkullor.
• Cilat janë pengesat për të cilat hamendëson Virgjinia Vulf? Qartësoni raportet femër-mashkull sipas këndvështrimit të saj.
Vulf mendon se raportet femër-mashkull duhet të jenë të barabartë dhe asnjë prej tyre mos të dominojë. Këto dy raporte duhet të jenë të bashkuar sepse ashtu krijohet kënaqësia dhe lumturia e plotë e tyre.
• Ku qëndron thelbi i “paturpësisë së Shekspirit”? Po thelbi i “Zotit A”?
Paturpësia e Shekspirit të kthen përmbys njëmijë e një mendime në kokë, por është larg së qenit e mërzitshme. Dhe Shekspiri e bën këtë për t’u zbavitur. E bën në shenjë proteste. Proteston kundër barazisë së seksit tjetër, duke pohuar superioritetin e vet. Zoti A e bën qëllimisht. Ai është i penguar, i kufizuar dhe i vetëdijshëm, po ashtu siç mund të kish qenë edhe Shekspiri sikur dhe ai kish njohur në kohën e tij gra si zonjusha Clough dhe zonjusha Davies. Pa as më të voglin dyshim letërsia e epokës elizabetiane do kish qenë shumë ndryshe nga ç’është, në rast se lëvizja feminist do të kish lindur në shekullin e XVI dhe jo në të XIX-tin.
• Komentoni shtrirjen estetike, psikologjike dhe sociologjike të shprehjes: “Proteston kundër barazisë së seksit tjetër, duke pohuar superioritetin e vet”.
Kënvështrimi sociologjik: lidhet me fokusimin tek normat morale në të cilat ishte e fokusuar epoka elisabetiane, e cila në disa kuptime i jepte një rol të veçantë mashkullit në shoqëri.
Kënvështrimi psikologjik: Shekspiri ka qenë i penguar, i kufizuar dhe i vetëdijshëm.
Kënvështrimi estetik: Pa as më të voglin dyshim letërsia e epokës elizabetiane do të kish qenë shumë ndryshe nga ç’është, në rast se lëvizja feministe do të kish lindur në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe jo në të nëntëmbëdhjetin.
• Në çfarë përfundimesh del autorja në esenë e saj? Argumentoni universalizmin e tyre.
Sipas autores është shumë më e rëndësishme në këtë çast të dimë sa para dhe sa dhoma kanë pasur gratë, sesa të bëjmë teori për aftësitë e tyre – unë mendoj se dhuntitë, qoftë të mendjes apo të karakterit, nuk mund të peshohen si të ishin sheqer ose gjalpë, madje as në Cambridge, ku janë aq të aftë për t’i klasifikuar njerëzit, për t’u vënë kapela në kokë dhe nga një germë pas emrit.
Universalizmi i mendimit të Vulfit qëndron në faktin se mendja është e pavarur nga gjinia dhe është e pamatshme nga shoqëria.
Ushtrime ndihmese per "Ikja nga kompleksi i Rozafes"
• Cili është parimi metodologjik që analisti Artan Fuga ka ndjekur në studimin e tij? A mendoni se kjo metodologji është aktuale dhe pse?
Sugjerohet orientimi në paragrafin:
Në shkencat e sotme shoqërore ka një metodologji të caktuar për të përdorur modernitetin në zbulimin e përmbajtjes së vlerave dhe domethënies së kulturës tradicionale, si dhe tradicionalen për të lexuar më në thellësi modernen. Fjala është, siç thuhet, për ta lexuar traditën nëpërmjet aktuales dhe aktualen nëpërmjet traditës. Duke u mbështetur në këtë model të arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për qëndrueshmërinë e institucioneve politike që ishin ngritur gjatë fazës së tranzicionit në Shqipëri, duke iu referuar legjendës së stërvjetër, që ka marrë emrin e Rozafës. Ndërsa ikjen nga pastabiliteti institucional, që ka karakterizuar fazën e tranzicionit shqiptar, do ta emërtonim simbolikisht si ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtu sikurse fëmija ikën, në njëfarë mënyre, nga kompleksi i Edipit, pavarësisht mesazheve të përhershme që ai i dërgon gjatë gjithë jetës së vet. Vështruar kështu, e gjithë faza e tranzicionit të institucioneve politike shqiptare do të konsiderohej si ikje nga kompleksi i Rozafës, pastabiliteti dhe shprishja ciklike që ka karakterizuar “fëmijërinë” e tyre.
• Zbuloni tezën që Fuga paraqet për analizë dhe diskutoni aktualitetin e saj.
TEZA: Një e drejtë që duhet kompensuar.
Aktualiteti i tezës lidhet me fazën ende transitive të vendit në ngritjen dhe funksionimin demokratik të institucioneve drejtuese të shtetit.
• Rindërtoni legjendën dhe interpretoni simbolikat e
1) kalasë – Pushteti: Kalaja është ndërtuar me mure të forta, ka hije të rëndë, duket se materiali i gurtë me të cilin është ndërtuar e bën tepër solide. Por, prisni... Nga pikëpamja njerëzore, ajo është njëherazi e fortë dhe e dobët. Hiqni vellon e misterit fillestar, tregoni se në çfarë mënyre u procedua për ta flijuar nusen e re dhe gjithçka mund të shembet nga brenda, nga lufta vëllavrasëse. Vëllai i vogël dhe fëmija i tij, tashmë i rritur, do të kërkonin të hakmerreshin që në çastin kur do të merrnin vesh të vërtetën. Muret, institucionet, pra, kanë një pikë çekuilibrimi themeltar; ato mund të mbahen ngritur vetëm nëse e vërteta fshihet nëpërmjet manipulimit. Paradoksi do të bënte që e vërteta të ishte shkatërrimtare dhe gënjeshtra ndërtimtare. Mbajtja më këmbë e konstrukteve murale do të kërkonte që ato “të mirëmbaheshin” në mënyrë të vazhdueshme nga hipokrizia vëllazërore.
2) tre vëllezërve - Duke ditur se drama legjendare lind pikërisht nga paaftësia e vëllezërve për të marrë një vendim të respektueshëm nga ata të tre dhe pastaj nga e gjithë familja klanore, kuptohet se ata nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe strukturë mendore e psikologjike të gatshme për të ushtruar pushtet horizontal brenda një grupi me individë të barabartë në të drejta, në çastin kur pushteti i dikurshëm vertikal, ai i atit, siç duket mjaft autoritar, ka pushuar së vepruari dhe e ka lënë bosh vendin e pushtetit
3) plakut të panjohur - . Këshilla e plakut të panjohur që kaloi atypari ishte sa e mistershme, aq dhe e papritur për të tre vëllezërit që kishin mbetur pa autoritetin e atit të tyre, pa pushtetin e tij. Kuptohet që i ati i vëllezërve ka vdekur, sepse, kur skena e tregimit zhvendoset në familje, vetëm ai nuk përmendet. Sigurisht që ky element nuk mungon rastësisht. Mungesa e tij, në mënyrë të pathënë, të heshtur, është vetë guri themeltar i legjendës.
4) këshillat- tradhëtia, përçarja: . ...Tre vëllezërit e legjendës vendosën ta dëgjonin këshillën e plakut për të bërë theror njërën nga gratë e tyre. Por, vini re! Ata që vendosin ta pranojnë këtë zgjedhje janë dy vëllezërit më të mëdhenj. Ata janë më të rritur në moshë dhe fjala e tyre, ndoshta e thënë më parë, ka pasur më shumë peshë dhe e ka sugjestionuar vëllain e vogël, i cili pranon të bashkohet me zgjedhjen e bërë. Për më tepër, ata, dy më të mëdhenjtë, siç duket, kanë vendosur të mos i qëndrojnë besnikërisht paktit të bërë dhe se do t’ua tregojnë grave të tyre sekretin, duke i këshilluar që të nesërmen të gjejnë të gjitha pretekstet e mundshme e të mos shkojnë në kantier. Ndoshta, një vështrim i shpejtë sy më sy, ka mjaftuar që ata të merren vesh në çast me njëri-tjetrin. Pra, në të vërtetë, vendimi nuk është marrë në mënyrë të njëzëshme nga të tre vëllezërit, por është një imponim i shumicës (dy vëllezërve të mëdhenj) ndaj pakicës (vëllait të vogël).
Gjeni pikat e lidhjes mes tyre dhe analizoni kushtëzimin për këto katër elemente të legjendës.
Pakti i fshehtë, i bërë në bashkëpunim ose jo midis të dy vëllezërve të mëdhenj, është ai dhe vetëm ai që, në fakt, çon në marrjen e vendimit për të bërë theror njërën nga gratë, pra bën të mundur ngritjen e bedenave. Sipas hipotezës që edhe vëllai i vogël do të mashtronte njëlloj si dy vëllezërit e mëdhenj, është e sigurt që asnjëra nga gratë nuk do të shkonte ta çonte ushqimin dhe atëherë sakrifica nuk do të mund të bëhej dhe ngritja e kalasë, aq e nevojshme për familjen, nuk do të realizohej.
• Rilexoni këshillën e plakut dhe analizojeni atë nga pikëpamja pragmatike dhe nga një qëndrim idealist. Krahasoni qëndrimin tuaj me atë të autorit. A ju duken të mjaftueshme shpjegimet që jep ai?
Këshilla: . Këshilla e plakut të huaj përmblidhet kështu: njëra nga tri gratë e vëllezërve, që rastësisht do të caktohej të sillte ushqimin të nesërmen në drekë në vendin e punës të tre vëllezërve, do të duhej të flijohej duke u murosur e gjallë në themelet e mureve të kështjellës (ASPEKTI PRAGMATIK) dhe prej andej do të kullonte pikë-pikë qumështi i gjirit të saj për të ushqyer foshnjën e parritur, si për t’iu kujtuar brezave të ardhshëm se gjithçka që ishte ndërtuar aty në mënyrë epike, ishte fryt i sakrificës së saj sublime, mbështetej te kapërcimi i së pamundurës, te kapërcimi i jetës te vdekja dhe i vdekjes te pavdekësia
• Cilat mund të jenë shkaqet e tjera të zhdukjes së nuses së vëllait të vogël, sipas autorit Fuga? Komentoni qëndrimin “E dëshërojnë, prandaj e zhdukin”. Krahasojeni me kompleksin e Edipit sipas Fugës dhe fushëpamjes suaj.
... Përse flijohet një grua? Përse flijohet nusja e vogël? Përse i lihet një gji jashtë? Flijimi i femrës në një shoqëri tradicionale burrash maçistë… Përse nusja e vogël? Ajo më e reja? Sigurisht më e bukura. Më e freskëta. Mos duan ta eliminojnë objektin e dashurive inçestuale brenda familjes. E dëshërojnë prandaj e zhdukin. Nuk e durojnë dot ta duan dhe të mos ta kenë. Ta shohin e mos ta përvetësojnë. Të zhdukim, se të duam. Njërin gji jashtë, ta shohim të zhveshur, mes gurësh, inçesti në themel të ndërtimit institucional, varrimi i tij si një sëmundje e pashërueshme. Kemi edhe justifikimin: qumështi të derdhet që andej për të ushqyer fëmijën…
Kompleksi i Edipit: Kompleksi Edipit e ka marrë emrin nga mitologjia greke, prej emrit të mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me të ëmën e tij, pa ditur se kush ishin ata.
• Zbërtheni simbolikën e “mbrapshtësisë” të plakut lidhur me provën që ai u vë vëllezërve përpara. Si përkthehet kjo provë për një shoqëri të konsoliduar dhe për një shoqëri në tranzicion? A gjykoni se sjellja e vëllezërve mund të ketë qenë amorale në ndonjë moment?
Nuk dihet nëse i huaji mashtrohet dhe e beson trukun e vëllezërve apo edhe ai bën sikur e beson, ndërkohë që e di mirë që më parë se, në thelb, me propozimin e bërë, ka futur tharmin e grindjes vëllazërore në gjirin e familjes. Pra, e ka bashkuar duke e përçarë dhe e ka përçarë duke e bashkuar. 28
Në shoqërinë tonë kjo përkthehet a, i justifikon qëllimi i plakut (zënia e pushtetit atëror) mjetet (përçarjen). Në rastin e vëllezërve, qëllimi është ndërtimi, pra organizimi i strukturës së brendshme të funksionimit të tyre, reformat e gabuara politike, a e justifikojnë qëndrimin e politikanëve në pushtet.
• Analizoni simbolikën dhe metaforën që qëndron në thelb të pohimit “Uniteti është vendosur, ndonëse i mbështetur mbi një hipokrizi vrastare”.
Metafora e unitetit këtu zbërthehet në bindjen që vëllezërit dëshmojnë ndaj ekzekutimit të këshillës së plakut të panjohur. Ai konsiderohet i tillë, sepse ndërtimi i kalasë bëhet, dhe pavarësisht tradhëtisë së brendshme, jeta vazhdon, e ngritur mbi një krim nga padija dhe pabesia dhe jo si pasojë e sakrificës.
• Trajtoni konceptin “revansh vëllavrasës” në kuadër të trajtimit që i ka bërë autori trajtimit të legjendës së Rozafës dhe sillni shembuj nga realiteti që ta përligjin këtë.
“Revansh vëllavrasës” sipas Fugës: Por, gjithsesi, ngrehina është e mbështetur mbi themele të rrëshqitshme, sepse palët e kanë pranuar paktin e përbashkët vetëm pasi njëra prej tyre nuk e di hilenë që i kanë bërë (C’ka ndodhur). Në çdo çast që ta marrë vesh, ajo jo vetëm nuk do ta pranojë më rezultatin e zgjedhjes së bërë, por edhe do të kërkojë revansh vëllavrasës (C’mund të ndodhë), çka do të shkaktojë sërish prishjen e mureve të kalasë (Pasojat). Në kushtet e një bashkësie me individë të barabartë në të drejta, zëvendësimi i aftësisë së vërtetë vendimmarrëse me marifetin e një marrëveshjeje false të përshëndetur nga të gjitha palët, mund të arrijë të ketë vetëm një sukses afatshkurtër, por nuk mund të realizojë atë koherencë të brendshme të bashkësisë, që mund ta bëjë atë të evitojë katastrofat institucionale të mëpastajme (Si nuk duhet të jetë).25
• Jepini përgjigje, sipas gjykimit tuaj, pyetjeve retorike të mëposhtme, duke analizuar
simbolin përgjegjës në shoqërinë e sotme:
- Mos vallë ata kanë pasur frikë se propozimin e plakut askush nuk do ta pranonte dhe në vend të paqes, midis tyre do të niste një grindje e pafund dhe asnjëherë nuk do të arrihej të merrej një vendim çfarëdo?
- Mos vallë nuk do të kishte kurrë flijim? Dhe, për rrjedhojë, as kala?
• Lexoni fundin e esesë prej “Gjithsesi, ata, me mundim, me sinqeritet....” deri në fund dhe përmblidheni atë në funksion të tezës kryesore të shkrimit mbi ndërtimin e shtetit.A bini dakord me qëndrimin e autorit? Argumentoni pro dhe kundra.
Përmbledhja: Jo në çdo hap, qëllimi duhet të justifikojë mjetet. Duhet idealizëm në ngritjen dhe drejtimin e shoqërisë.
1.2 Tema Josif Brodskij, fjalimi i Nobelit. Tekstikulturologjik
ora I:
Objektiva: a) Të përvetësuarit e disa koncepteve estetike; b) Të lexuarit dhe të kuptuarit mirë e fjalimit të Broskijt.
- Mësuesi sugjerohet t’i njohë nxënësit me konceptet e mëposhtme me qëllim që ata ta kenë më të lehtë të kuptuarin e tekstit. Këto koncepte nxënësi mund t’i lexojë për dijeni të përgjithshme jo si detyrë e mësimit.
- Sugjerohet dy herë leximi i pjesës: një here nga mësuesi duke ndaluar dhe duke dhënë shpjegimet përkatëse për çka nxënësve mund t’u tingëllojë e panjohur; dhe leximi i dytë nga nxënësit që të jetë lexim për ta asimiluar përmbajtjen ideore të tekstit.
• Evidentoni objektin dhe subjektin e kësaj ligjërate eseistike.
Subjekti i ligjëratës është me patjetër shkrimtari Brodskij, por edhe shkrimtari në kuptimin universal.
Objekti është ekzistenca njerëzore, arti, gjuha dhe letërsia, etika dhe estetika, libri.
• Si do ta vlerësonit esenë: me prirje etike apo estetike? Çfarë mësuat nga këto dykëndvështrime për esenë?
Ndoshta me të dyja llojet e prirjeve: kur niset nga këndvështrimi i subjektit mbi objektet, është estetik; kur niset të gjykojë mbi objektet është estetiko-etik.
- Filozofia e shtetit, etika e tij, pa folur më për estetikën – janë përherë “dje”-ja. Gjuha dhe letërsia (kategori estetike) janë gjithmonë “sot”-i dhe shpesh – sidomos aty ku sistemi politik është ortodoks – ato madje mund të përbëjnë edhe “nesër”-in.
- Çdofarë realiteti i ri estetik përsaktëson për njeriun realitetin etik. Sepseestetika është nëna e etikës; nocionet “mirë” dhe “keq” – janë nocione, para së gjithash, estetike, që parakuptojnë kategoritë e “së mirës” dhe “së keqes”. Në etikë jo “gjithçka është e lejueshme”, sepse në estetikë jo “gjithçka është e lejueshme”, ngase sasia e ngjyrave në spektër është e kufizuar. Një foshnje pa arsye që me të qara refuzon një të panjohur ose, përkundrazi, joshet drejt tij, instinktivisht ka bërë një zgjedhje estetike dhe jo morale. Zgjedhja estetike është gjithëherë individuale.
• Analizoni raportin e artit me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Nga buron ky raportdhe si përthyhet ai në realitet?
Nëse arti diç edhe na mëson (artistit, në radhë të parë), atëherë kjo ka të bëjë pikërisht me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Duke qenë më e stërlashta – dhe forma më e fjalëpërfjalshme e iniciativës vetjake – ajo dashje ose pa dashje stimulon tek njeriu pikërisht ndjesinë e individualitetit, unikalitetit, veçanësinë –
duke e shndërruar atë nga një kafshë shoqërore në personalitet. Shumë gjëra mund t’i bashkëpjesëtosh: bukën, shtratin, bindjet, të dashurën – por jo poezinë, të themi, të Rajner Maria Rilkes.
Pra arti është i lidhur ngushtë si me krijuesin e saj, ashtu edhe me përjetuesin e saj, sepse në të dyja rastet në forma të ndryshme ndikon në thelbin e tyre ekzistencial, për pasojë edhe për qasjen ndaj botës. Letërsia përthyhet tek gjithsecili prej nesh nëpërmjet individualitetit tonë dhe e kultivon atë sipas organizmit që ky organizëm ka. Pikërisht pra nëpërmjet kulturimit dhe kultivimit të ndjenjave njeriu shndërrohet nga një kafshë shoqërore në personalitet, sepse madhështia e artit është aq e pafundme, ashtu si raporti direkt që krijon me lexuesin e saj. Ky raport buron nga fakti se arti është i pashtershëm dhe universal për nga karakteri. Në realitet përthyhet me kulturën estetike të gjithsecilit prej nesh.
• Në ç’raport është letërsia, arti me shkrimtarin, artistin dhe si ndryshon ky raport melexuesin apo përjetuesin e artit? Letërsia pra përfshihet tek artet, pavarësisht se është forma më e stërlashtë e tij. Raporti me shkrimtarin/ artistin është shumë individual, sepse vepra e artit, letërsia në veçanti dhe poezia më përveçmas, i drejtohet njeriut têt-á-têt, duke u lidhur me të në marrëdhënie direkte, pa ndërmjetës.Pra arti është i lidhur ngushtë si me krijuesin e saj, ashtu edhe me përjetuesin e saj.
• Si shpaloset kundërshtia art-politikë në tekst dhe nga buron kjo oponencëuniversale?
Pra, për këtë arsye, nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike. Sepse aty ku kakaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri.
Oponenca universale buron nga misioni i gjithsecilës veprimtari njerëzore në jetë sepse 1.nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike; 2. Sepse aty ku kakaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri.
• Shtjelloni konceptin universal të artit sipas Brosdskijt dhe komentoni postulatin “...arti parathotë një periudhë, periudhë, presje dhe një minus”.
Me fjalë të tjera, nëpër zerote vegjël me të cilët prijësit e së mirës së përbashkët dhe sundimtarët e masave priren të veprojnë, arti parathotë një “periudhë, periudhë, presje, dhe një minus”, duke e shndërruar çdo zero në një njeri të vockël, megjithëse jo gjithmonë të bukur.
Arti sipas Brodskijt qëndron mbi gjithshka, sepse ai ka edhe funksion parathënës çka është maksimumi që arrin gërshetimi i ndjenjës me arsyen, historia etike me të ardhmen estetike.
• Krahasoni raportet kohore në të cilat është gjuha dhe letërsia në raport me format etjera të organizimit njerëzor. Argumentoni qëndrimet pro dhe kundra.
Gjuha dhe, siç më duket mua, letërsia- janë gjëra më të lashta, më të pashmangshme, më të përjetshme sesa çdo formë e organizimit njerëzor. Pra fillesa e mendimit njerëzor është nëpërmjet artit sipas Brodskijt. Për këtë arsye, ai mbetet edhe universal.
• Dalloni argumentet në raportin e (pa) ndërsjellë letërsi-shtet sipas Brodskijt.Mbështetuni në kontekstin historik, social, psikologjik e artistik të diskutimit.
- Zemërimi, ironia apo indiferenca e shprehur nga letërsia në lidhje me shtetin, është në thelb, reaksioni i së përhershmes (argumenti), më saktë të themi – i të pafundmes, kundrejt të përkohshmes (raporti) , të kufizuarës. Të paktën deri atëherë kur shteti do t’i fusë hundët në punët e letërsisë, letërsia ka të drejtën e vet të ndërhyjë në punët e shtetit (argumenti). Sistemi politik, forma e rendit shoqëror, sikundërse çdo sistem në tërësi, është, për vetë natyrën e saj të përcaktuar, formë e kohës së shkuar që rreket ta quajë vetën formë të së tashmes (shpesh herë edhe të së ardhmes), dhe njeriu, profesioni i të cilit është gjuha, është i mbrami që mund t’i lejojë vetes ta qesë në harresë këtë gjë (argumenti, kontrastues).
Konteksti historik-social: sistemi komunist në vendet e Europës Lindore, ngritja e doktrinës së realizmit socialist. Konteksti psiko-artistik: mungesa e lirisë së shprehjes për artistët, që shfaqej në dobësi forme e përmbajtjeje për doktrinën e realizmit socialist.
DETYRË SHTËPIE: Zbërtheni imtësisht universalitetin e fjalisë “Rreziku i vërtetë për shkrimtarin nuk është edhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti, sesa mundësiapër t’u ndjerë i hipnotizuar nga tiparet e shtetit, të cilat, të përbindshme apo tënënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme.” Mbështetni analizattuaja në shtyllat e mëposhtme:
- ç’është mundësia (siguria) e përndjekjes nga shteti
- ndihem i hipnotizuar nga tiparet e shtetit
Pra ngritja e mungesës së lirisë shpirtërore, të cilat i kanë detyruar shkrimtarët të kalojnë në metamorfozat më të çuditshme.