Thursday, February 24, 2011




Perjetesia, Lasgush Poradeci





• Analizoni disiplinën shpirtërore dhe qartësinë e
vetëdijes artistike në poezinë e  Llazar
Gushos.


Poezitë e Llazar Gushos quhen nga të gjithë shumë
realiste dhe të vërteta. Kjo gjë ndodh, sepse ai hidhte në letër çdo gjë që ai
ndjente në çdo periudhë. Tema e përdorur, që dallon më shumë është dashuria çka
do të thotë që ai vetëdijen artistike e ka ngritur mbi konceptin e dashurisë.
Por dashuria fiton vlera estetike në poezinë e Poradecit.


Gjithashtu qartësinë e vetëdijes artistike, Poradeci e
ndërton duke dhënë një model të ri e të qëndrueshëm letrar, të bazuar
thellësisht në ndjenja universale: në gjithëkohësi dhe gjithështrirje
hapësinore.


• Thoni se çfarë dini për rolin prej reformatori lirik në
letërsinë shqipe të Poradecit.


Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai
krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën
origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai
përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta
jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi
letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje
funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi
tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një
përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt
të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem
filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është
absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e
veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. 


• Komentoni krijimtarinë e viteve ’30 të Lasgush
Poradecit dhe dallimin e saj nga romantizmi drejt formave të reja.                                                


Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të
konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik
origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Në këtë kuadër,
Kuteli e ka konsideruar si vlerë themelore të letërsisë shqipe. Dallimi me
romantizmin dhe me format e tjera spikat fare mirë, sepse ato ishin më tepër se
sa një ornament i thjeshtë, më shumë sesa një elegancë e jashtme.


• Evidentoni tiparet gjuhësore të letërsisë simboliste
tek vepra e Lasgush Poradecit dhe komentojini ato në kuadër të muzikalitetit
dhe përshtypjen tek lexuesi.


Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që
nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të
realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në
folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në
poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton
perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht
vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale
në poezinë e tij.


• Analizoni nëntekstet në universin poetik të poetit.


Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush
në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të
tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive
njeriu, jeta, Zoti, përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia,
të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si
dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet
cilësimeve, p.sh. Kur ka thënë e bukura, nënkupton më e dashura dhe madje
gramatikore, inversionet, për t’i dhënë një tjetër fuqi poetike.


Poeti mbështetet në mënyrë konsekuente në magjinë e
gjuhës, një tipar konstant i lirikës moderne, duke shfrytëzuar të gjitha
mundësitë tingëllore dhe asociative të fjalës, duke çlidhur përmbajtje të errëta
pa kuptim p.sh. Gaz- helmprurës apo helm-gazprurës, por dhe fuqi misterioze “Një mal e hon e det e llaftari”, magjike
Bashkohesh brenda me përjashtësi/
bashkohesh jashta me përjashtësi/bashkohesh, tretesh me përjetësi”, të
tingëllueshmërisë së pastër “Rëndë e fellë- edhe përjetë”.
Rrjeti i
tensionit të poemave lasgushiane përbëhet nga energji analoge që njeh vetëm
muzika. Kjo poezi do të dallohet për figurat tingëllore, për vijimin e gradëve
të intensitetit, për lëvizjet absolute, ngjitëse dhe zbritëse, në alternancë
midis akumulimit dhe shkarkimit. “Me të
parën pikë loti.../Lot i parë-ah lot i shkretë/ Zu më shket për tatëpjetë/ sapo
Zoti më dha jetë: më dha jetë dhe më la vetë...”


• Arsyetoni thelbin e kompleksitetit poetik e ideor të
veprës së Lasgush Poradecit.


Lasgushi e
ndërton poetikën e veprave të tij nëpërmjet fjalëve-kyç që ndahen në dy grupe
të mëdha. Më pas jep një gërshetim të sendeve apo tipareve që nuk përputhen me
njëra-tjetrën në mënyrë normale.
Kështu vetë poeti në gjithë krijimtarinë
e tij ka qenë i prirur nga
ideali i unitetit, koherencës së
universit artistik, duke u konfirmuar si
autor i
sintezave të mëdha lirike
. Në këtë univers nënshtresohen dhe
panteizmi dhe tokësorja, kozmogonikja dhe hedonistikja, parnasiania dhe
folklorikja, romantikja dhe hermetikja - të infiltruara në këtë botë me
përkatësi autentike. Poeti ia ka dalë të shprehë poetikisht një sistem të tërë
poetik, korrelativ dhe koherent në të gjitha hallkat përbërëse të tij. Racional
dhe ndjesor, piktural dhe muzikal, onirik dhe real, mjeshtër fin i fjalës
shqipe, filozof dhe folklorik, peizazhist dhe dramatik, Poradeci krijon kështu
një nga veprat më komplete dhe më komplekse në letërsinë shqipe.


• Përshkruani modifikimin struktural që solli poezia e
Lasgush Poradecit në letërsinë shqipe.


Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim
struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi
kishte një patos të jashtëm, nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të
madhe informacioni të transmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “
Vallja e
yjeve
”, lirika bëhet, në radhë të parë, shprehja e një gjendje
vetëdijeje konkrete, përmes një gjuhe me ngjyrim afektiv.


• Shpjegoni format se si personaliteti i Lasgush
Poradecit është reflektuar në krijimtarinë e tij poetike.


Vetë personaliteti i Lasgush Poradecit ishte
kontradiktor: në rini shkroi për vdekjen si koncept filozofik. Gjithashtu ai
ndjenjat e jetës si dashuria, i trajtonte në raporte ekstreme dhe të anatemuara
si gaz-helmprurës etj. Megjithatë mënyra se si ai i është përqasur erosit,
dëshmon për luftën brenda tij për të mbijetuar ndaj çdo lloj force. Pas lufte,
kur regjimi përpiqej ta harronte me çdo kusht, ai shkruante brilantet më të
vyera për erotiken si Kamadeva, apo filozofike si ekskursioni teologjik i
Sokratit.


• Shpjegoni thelbin e qenies në ëndërrimet e poezisë së
Lasgush Poradecit.


Poeti në ëndërr
bazohet me një penetrim vendimtar në thellësinë e qenies së tij, duke angazhuar
vetë themelet e qenies, pikërisht atje ku ka humbje tërësore të ndërgjegjes
individuale, duke kaluar në rrafshet më të thella të unit dhe atje ku uni nuk
ekziston më.
Gjuha metaforike e ëndrrës është më sintetike, më e
përqendruar, ajo nuk ka asgjë të përbashkët me konceptet racionale. Ëndërrimi i
fal dashurisë së projektuar në fëmijëri një paanësi, përsosuri, pafajësi të
gjesteve, mekanikën e lëvizjeve. Poeti në ëndërr barazohet me një penetrim
vendimtar në thellësinë e qenies së tij, duke angazhuar vetë themelet e qenies,
pikërisht atje ku ka humbje tërësore të ndërgjegjes individuale, duke kaluar në
rrafshet më të thella të unit dhe bash atje ku uni nuk ekziston më, aty ku
është shkrirë me madhësinë e kozmosit.


• Analizoni rëndësinë e vendlindjes dhe të gjuhës amtare
në aspektin poetik të poezisë lasgushiane.


Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire
kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një
jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për
liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha
shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.


• Nxirrni në pah rolin e krijimtarisë lasgushiane në
zhvillimin dhe përsosjen e shumë formave të shqipes.


Jeta dhe vepra e
Poradecit përbën një fat për letërsinë shqipe. Çdo shqipfolës në mënyrë të
pavetëdijshme, ka parasysh emancipuesin më të madh të lirikës kombëtare,
reformatorin që ngriti poezinë shqipe në kuota kombëtare.
Mbi të gjitha,
Poradeci ka bindjen se gjuha shqipe mund të shprehë në mënyrë të plotë gjithë
spektrin emocional poetik. Ai e quan atë
Ligjëratë
pleqërishte; Frymë e gojës shqiptare; Këngë e orës shqiptare;
Fjala jonë
pleqërishte; Kuvendi i zogut
etj. Nga këto sintagma e formula
poetike poeti njeh lashtësinë e gjuhës shqipe
(Ligjëratë pleqërishte),identitetin etnik (Frymë e gojës shqiptare), aftësinë
muzikore të shqipes
(Kuvendi i zogut). Në gjithë
krijimtarinë e tij poeti bën përpjekje të vazhdueshme për reformimin e gjuhës
së pastër shqipe. Ai lektiset pas frymës, dëlirësisë dhe bukurisë së shprehjes
së kulluar të popullit, krijon e modelon sipas gjedhesh popullore, ndaj poezia
e tij është objekt arti dhe një vlerë e çmueshme, edhe për bukurtingëllimin
harmonik të jashtëzakonshëm. Përjetimi intensiv intelektual, shpirti evropian,
reflekse të kulturës së poetit, të bashkuar me elemente të poezisë orale,
mitike e kombëtare, krijojnë një përbërje të veçantë, një armaturë nga ngrihet
një vepër solide me trajta origjinale.


• Komentoni diversionin evropian të krijimtarisë së Lasgush
Poradecit nëpërmjet koncepteve të tij.


Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern
evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të
kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet
nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me
veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e
lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. (Kini parasysh këtu poezinë
“Shenjtëreshë” të Malarmesë).


• Diskutoni me njëri-tjetrin për përmasat evropiane të
krijimtarisë së Llazar Gushos.


Për këtë mbani parasysh qëndrimin e Çabej: “Lasgush
Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi
për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri,
të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe
ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet
djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm
artit-mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me
bukuritë e saj të pashoqe në letraturën shqipe, e me shoqe të rralla në
letraturën e përbotshme. (Marrë nga: Eldon Gjikaj, Cikli filozofik në sistemin
poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Tiranë, 2010, faqe 44-45). 


Analizë “Përjetësia”


* Kjo analizë është mbështetur thellësisht dhe gjerësisht
në interpretimin që studiuesi Eldon Gjikaj i ka bërë poezisë Përjetësia në
monografinë “Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit”, Naimi,
Tiranë, 2010. Për këtë arsye nuk janë cituar numrat e faqeve.


Për më tepër,
sugjerohet konsultimi me burimin: Eldon Gjikaj, Cikli filozofik në sistemin
poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Tiranë, 2010


E tërë vepra e Lasgush Poradecit ku më shumë e ku më pak
i dedikohet përjetësisë. Nga pikëpamja strukturore, përjetësia shfaqet si një
kusht i dyfishtë, i varur dhe dominant. I varur sepse paraqitet si pjesë e
prodhuar nga të gjitha shenjat kryesore ( dashuria, njeriu, Zoti, erosi,
vdekja, etj ) dhe dominant sepse përjetësia kthehet në kushtin e tyre jetësor.,
ato duhet ta mbartin në vetvete domosdoshmërish. Vetë poezia Përjetësia, bën
pjesë tek vëllimi poetik “Vallja e Yjeve” i cili është i strukturuar në shtatë
cikle. Cikli i pestë “Vallja e përjetësisë” përfshin edhe poezinë “Përjetësia”.
Në bazë të këtij cikli është dominant semantika e përjetësisë. Në pesë këngët
që e përbëjnë paraqiten pesë shkallët e zhvillimit të jetës fiziko-psikike.
Këto janë a. Lënda dhe jeta, b. Fryma dhe qëllimi, c. Ndjenja dhe njeriu, ç.
Njeriu dhe Zoti, d. Përjetësia. Ky cikël filozofik është në gjendje të
ngërthejë elementet e sistemit në një thelb poetik semantik sipas perspektivës
zonë tokësore zonë qiellore (simbol i
pentagonit). Duke i ballafaquar ciklet e mësipërme me këngët e ciklit filozofik
gjithnjë sipas perspektivës zonë tokësore zonë qiellore përftohen këto çift:
lënda dhe jeta- Vallja e Dherit


Fryma dhe qëllimi_vallja e vdekjes,


ndjenjat dhe Njeriu, vallja e yjeve,


njeriu dhe Zoti, vallja e Qiellit,


përjetësia, vallja e Përjetësisë.


Çifti i fundit përveçohet nga të tjerët sepse
pashmangshëm shtron për zgjidhje një çështje themelore: nëse në ciklin
filozofik “Vallja e përjetësisë” reflektohen gjithë të tjerët, pra në një farë
mënyre, në sistem si funksionin si qendër kondensuese e cikleve të veçanta dhe
se kënga Përjetësia brenda tij kondenson këngët e tjera, atëherë paskemi të
bëjmë me një qendër të qendrës!?


Gjithnjë sipas perspektivës zonë tokësore zonë qiellore,
kënga Përjetësia përqendron maksimalisht prurjen poetiko-semantike të ciklit
filozofik, për pasojë të krejt sistemit poetik lasgushian. Aty thuket i gjithë
konceptimi i autorit mbi botën dhe njeriun (në përshkallëzimin
trup-zemër-shpirt), dy kolonat universale të mendimit filozofik sot e mot sipas
linjës vertikale tokë/qiell., nga ky këndvështrim mund të themi se mund të
konsiderohet qendër e qendrës... ndërkaq në kontekstin tonë ka rëndësi të
posaçme afria simbolike mes numrit pesë dhe qendrës. Pesa evokon qendrën e
kryqit, pozicioni qendror i njeriut mes tokës dhe qiellit. Pra Lasgushi ka
kërkuar në poezinë e tij, qendrën e qendrës pesekëndëshe, nëpërmjet kësaj ai
pasuron vlerat estetike të tekstit. Kënga Përjetësia zgjerohet ndjeshëm., ajo
përbëhet nga tri pjesë, paraprakisht Përjetësia si në boshtin vertikal VY,
ashtu edhe në boshtin hapësinor VZ, e paraqet në mënyrë të përqendruar vizionin
e tij poetiko-filizofik mbi çështje madhore: Procesi i njohjes prej njeriut,
shkallët e këtij procesi sa racional aq edhe mistik, ku bota tokësore me botën
qiellore krijojnë amalgamë të qenësishme.


Poezia Përjetësia është e ndarë në tre pjesë dhe ka një
organizim specifik të materialit shkrimor. Vargjet rimojnë me njëri tjetrin
sipas skemës aba b, me rima fundore dhe parafundore. Studiuesi Eldon Gjikaj në
punimin e tij “Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit”, ka
vërejtur se mes ideve filozofike të Lasgushit ka përkime me idetë filozofike të
Kantit. Thënë ndryshe, në poezinë Përjetësia, studiuesi vëren se Lasgushi ka
ndërtuar një raport: perceptimi shqisor i botës së jashtme-formësimi i saj
subjektiv, ku çdo subjekti i gjegjet një e jashtme e veçantë dhe personale.
Raportet që përbëjnë tharmin ideor të poezisë Përjetësia, është ai i
shkëmbimeve në kahjen subjekt
®natyrë, thënë ndryshe e brendshme ®e jashtme,
por edhe e anasjella, pra natyrë
®subjekt, e jashtme ®e brendshme.


Në një studim në rrafshin vertikal të poezisë Përjetësia
gjenden pikëprerje ku paraqitet poetikisht procesi i njohjes së botës përmes
shqisave: të shijuarit, të prekurit, të shikuarit, të dëgjuarit (referuar
procesit të njohjes sipas Kantit). Veçse ky njeri shfaqet i bërë njësh me
objektin e perceptuar: Je lëng... / Je pluhur.../Je erë e lules së vetë...Je
fije bar, je tingull prej këmbore.


Në këtë kuadër poezia i referohet tre fjalëve kyçe,
trupit, zemrës, shpirtit. Pra lidhja me botën, kryhet sipas këtij rendi. Në
këngën e parë, nëpërmjet trupit me tre shqisa: të shijuarit, të prekurit, të
nuhaturit, në këngën e dytë përmjet dy shqisave të tjetra, të shikuarit dhe të
dëgjuarit të cilat mbërrijnë thellë tek njeriu dhe të përbashkuara, japin
zemër. Në këngën e tretë mbërrihet në shkallën e tretë të lidhjes, e cila është
më e plota dhe më e thella, shkalla e shpirtit. Shkëmbimi në këngën e tretë nuk
ka vetëm kahje nga jashtë brenda, pra natyrë-subjekt, por edhe nga brenda
jashtë, subjekt-natyrë. Kemi të bëjmë me një proces të tërë shkëmbimesh të
ndërsjellta, mes të veçantës dhe të përgjithshmes të cilin Lasgushi e quan
shteg bashkimi, një proces ky i mistershëm (që ti s’di se si). Përjetësia në
interpretimin e saj në rrafshin vertikal është një tekst i alternuar mes vetës
së parë dhe vetës së dytë, me denduri më të madhe të kësaj të fundit.
Fillimisht duhet identifikuar zëri në vetën e parë., kush flet? edhe pse në
dukje diçka është e thjeshtë, është e qartë se përemri unë si zë në poezi i
takon përjetësisë, veçse në këtë rast përjetësia është njësh me një Zot
panteist, sepse entiteti të cilin e shquan zëri në vetën e parë shtrihet në të
gjitha elementet e natyrës. Kjo dukuri përkon me mendimin e  Ali Xhikut, për pranimin e një Zoti panteist
tek poeti: “Zoti i Lasgushit nuk është Zoti teologjik, por Zoti që si në çdo
gjë të natyrës, është edhe në vetë njeriun”. Duke u rikthyer tek zëri i rrëfimit, në rrafshin vertikal poezia
Përjetësia, ilustron një skemë dialogjike. Ku njëri personazh, njeriu, është i
pranishëm vetëm si subjekt, e cila skematikisht mund të përfytyrohej:


Zoti (Përjetësia)®Njeriu


Për sa i përket të vërtetës së procesit të njohjes, poeti
është i shkrirë si me Zotin ashtu edhe me Njeriun. Reflektimi meditativ i
poetit, vjen përmes zërit të Zotit në trajtë predikimi mbi njeriun, pra duket
sikur poeti më së shumti kërkon të sqarojë vetveten. Nga kjo pikëpamje, në
rrafshin e mesazhit vertikal, në poezinë përjetësia dhënësi dhe marrësi
identifikohen në një: poeti.


Procesin e njohjes së botës, autori e jep në mënyrë të
përshkallëzuar përmes: perceptimit shqisor (shijon, përket, je, sheh, etj).,
stadit shpirtëror (ndje.,) raporteve e brendshme/e jashtme, e jashtme /e
brendshme, shkëmbimeve të ndërsjella mes tyre (vlak, det).


Si në interpretimin në rrafshin vertikal, ashtu edhe në rrafshin
hapësinor poezia Përjetësia, është e organizuar në formën vertikale të
materialit shkrimor, duke shkuar gjithnjë prej kulmit drejt një baze të
shtrirë, pastaj rishtas kulmim e rishtas në vargje të gjata. Vetë titulli i
poezisë Përjetësia lidhet me një kategori absolute qiellore, e cila nis të
zbresë e të zërë vend në gjësendet tokësore e njerëzore. Përgjithësisht poezia
është e ndërtuar nëpërmjet vargjeve të lira, por të ndërtuar me një muzikalitet
të rrallë. Gjithashtu në poezi vërehen, përdorimi i përsëritjes së fjalëve e
togfjalëshave, me qëllim përforcimin e mendimit., përdorimi i vargjeve eliptike:
(në qiell, që mendjen ty ta qellson,/në diell mendjen që ta diellëson) këtu
kemi zhvendosjen e përemrit që në segmentin e dytë të vargut, e cila pasohet me
mungesën e përemrit ty. Gjithashtu vërejmë përdorimin e enumeracionit dhe të
pyetjeve retorike, si në çdo poezi kemi përpjekjet e Lasgush Poradecit për të
na dhënë fjalë të reja, si dhe antonimin: në kulm, në thelb, në fund të vetes
sate.



6 comments:

  1. ka ndonje struktur te vecant ne realizimin e nje analize ose permbledhje analitike ???

    ReplyDelete
  2. po shoku futemi stopalen apu dhe ce erdha !!!!

    ReplyDelete
  3. Po raporti i tij me poezine tradicionale cili eshte?

    ReplyDelete
  4. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  5. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  6. Përshëndetje, nëse i dashuri ose partneri juaj ju ka lënë pa arsye dhe ju ende dëshironi ta keni atë jetë, kontaktoni Dr DAWN për një ritual të thjeshtë dashurie për të rikthyer të dashurin tuaj. WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete